Sport

Eleminoi Juventusin, Porto vazhdon “thumbat” ndaj bardhezinjëve: Ne po presim shortin,po ju?

19 Mars 2021, 17:23 Nga DOSJA
Eleminoi Juventusin, Porto vazhdon “thumbat” ndaj

PORTUGALI-Porto është skuadra çerekfinaliste e Champions League. Ekipi portugez eleminoi në mënyrë surprizë skuadrën e Juventusit.Por pas eliminimit vjen edhe ironia. Porto ka thumbuar Juventusin ditën e sotme dhe ka zgjedhur një moment aspak të bukur për ta bërë këtë.

Është pikërisht një video e simulimit të famshëm të ndodhur në momentet e fundit të shtesës kundër “zonjës së vjetër”, atëherë kur Grujiç shtrihet përtokë për të fituar minutat, ndërsa kamerat e kapin mat me veprimin e tij që nënkupton shtirjen e pastër.

 

? Nós já estamos à espera do sorteio da #UCL. E vocês? ⚽?#FCPorto #UCLdraw pic.twitter.com/1ZkwOsykEB

— FC Porto (@FCPorto) March 19, 2021

Në prag të shortit të hedhur për çerekfinalet e Champions League mesditën e sotme, klubi ka shpërndarë pikërisht këtë moment në faqen e vetë zyrtare, duke e shoqëruar me fjalët thumbuese: “Ne po presim shortin, po ju”?

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport juventus porto juventus porto

Sondazh

Poll

Sport 19 Mars 2021, 06:34

Festa private e 20-vjetorit të Muçit

POLONI – Ish-sulmuesi i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare Ernest Muçi, sot futbollist i Legias së Varshavës në Poloni ka zhvilluar një festë private për...