Sport

Festa private e 20-vjetorit të Muçit

19 Mars 2021, 06:34 Nga DOSJA
Festa private e 20-vjetorit të Muçit

POLONI – Ish-sulmuesi i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare Ernest Muçi, sot futbollist i Legias së Varshavës në Poloni ka zhvilluar një festë private për 20-vetorin e tij. Sot më 19 mars ai ka ditëlindjen, ndërkohë që prej gati një muaji ndodhet në Varshavë.

Për të festuar bashkë me të kanë shkuar prindërit e tij nga Tirana, ku siç duket nga këto pamje që ka siguruar Dosja.al, bëhet fjalë për një festë shumë private, të zhvilluar në apartamentin e tij atje, kjo edhe për shkaqet e kufizimeve prej pandemisë.

Deri më tani aventura e tij në Poloni, pavarësisht elozheve të trajnerit të Legias, nuk ka qenë në nivelet më të larta, pasi është aktivizuar vetëm 45 minuta në një kohë kur Legia ka zhvilluar rreth 3 ndeshje me ish-sulmuesin bardheblu në stol. Gjithsesi, pritshmëritë për të janë shumë të larta.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ernest muçi ernest muçi

Sondazh

Poll