Sport

“Air Albania” mund të kthehet në “shtëpi“ e kombëtares së Anglisë

19 Mars 2021, 06:52 Nga DOSJA
“Air Albania” mund të kthehet në “shtëpi“

TIRANE – Duket se pandemia dhe kushtet shumë lehtësuese për të huajt në Shqipëri kanë edhe avantazhet e tyre. Sipas gazetës “Panorama Sport”, Anglia, në rrugë jozyrtare ka kërkuar nga FSHF mundësinë për të zhvilluar ndeshjen e datës 31 mars ndaj Polonisë në Tiranë.
Pra, “Air Albania” të jetë një opsion për të parë përballjen mes Levandovskit dhe Herri Kejn. Për këtë, FSHF-ja do të ishte mes alternativave për të përfituar miliona nga Anglia apo që ta shfrytëzonte këtë mundësi si një superreklamë për infrastrukturën dhe mënyrën organizative të një ndeshjeje futbolli në prag edhe të zhvillimit të finales së “Konferencë Ligës”, për të cilën Shqipëria do të jetë organizatore e finales së parë të këtij kompeticioni.

KËRKESA – Anglia ka marrë të gjitha lejet e nevojshme nga qeveria shqiptare, me ndërmjetësimin e FSHF-së që të futet në vendin tonë për ndeshjen e 28 marsit. Duke qenë se në Britaninë e Madhe masat janë ende të shtrënguara si pasojë e pandemisë dhe variantit të ri të COVID-19, atëherë ekziston mundësia potenciale që sfida mes “Tre Luanëve” dhe Polonisë, të luhet në një fushë neutrale. Kësisoj, gazeta ka mësuar se gjatë bisedimeve bilaterale mes stafeve të dy federatave dhe drejtuesve të lartë për organizimin e ndeshjes Shqipëri-Angli (28 mars), britanikët kanë kërkuar që Shqipëria të mbetet një alternativë për ta, si fushë asnjanëse për sfidën e tri ditëve më vonë (Angli-Poloni 31 mars).

PËRFITIMET – FSHF do ishte në pozitat për të synuar përfitime financiare, apo edhe për të përfituar një reklamë të konsiderueshme. Precedenti është i freskët. Një javë më parë, u njoftua nga mediat ndërkombëtare se Lajpcigu do ta kompensojë Liverpulin me 1.3 milionë paund për spostimin e ndeshjes së kthimit të Champions-it në Budapest.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 19 Mars 2021, 06:34

Festa private e 20-vjetorit të Muçit

POLONI – Ish-sulmuesi i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare Ernest Muçi, sot futbollist i Legias së Varshavës në Poloni ka zhvilluar një festë private për...