Sport

Ndërhyrje horror ndaj portierit të Slavias, Ondrej Kolar. Dy kartona të kuq për Rangers dhe incidente raciste në fushë

19 Mars 2021, 06:10 Nga DOSJA

SKOCI – Rangers u eliminua në Glasgou nga Slavia e Pragës me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Peter Olayinka u dha mysafirëve epërsinë vetëm pas 14 minutash, ndërsa Nicolae Stanciu më vonë vulosi fitoren 2-0 me një goditje të lire të shkëlqyeshme në pjesën e dytë. Por ndeshja u shoqërua edhe nga incidente, vendësit nuk ishin në gjendje të frenonin nervozizmin.

Ylli i Rangers, Kemar Roofe u përjashtua me karton të kuq, pasi goditi me këpucë në fytyrë portierin e Slavia Pragës, Ondrej Kolar. Sulmuesi i “bluve” hyri në fushë në minutën e 55-të, por pa të kuqe vetëm gjashtë minuta më vonë pas asaj përplasjeje horror në ajër. Slavia u detyrua të zëvendësonte portierin, me 18-vjeçarin Matyas Vagner.

Por mbrëmja e së enjtes ishte një natë shumë të keqe për ekipin e Steven Gerrard, Roofe nuk ishte lojtari i vetëm i Rangers që u përjashtua. Edhe Leon Balogun, në minutën e 73-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe përfundimisht ndoqi sulmuesin Roofe, duke e lënë skuadrën skoceze me 9 futbollistë në fushën e lojës.

Por lojtarët e Rangers dhe Slavia Prague u përfshinë edhe në skena të zemëruara në Ibrox. Connor Goldson u ndëshkua për një faull dhe Kudela mbuloi gojën dhe u duk se pëshpëriti diçka drejt Kamara, i cili iu drejtua të arbitrit pas fjalëve të tij. Nuk është e qartë se cilat ishte fjalë ndaj Kamarës, por ngjarja me siguri do të jetë objekt i disiplinës.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kemar roofe leon balogun ondrej kolar rangers slavia prage steve gerard kemar roofe leon balogun ondrej kolar rangers slavia prage steve gerard

Sondazh

Poll