Sport

VIDEO / E kuptuam vonë rrezikun, Mourinho: “Patjetër që duhet t’i lavdëroj ata!”

19 Mars 2021, 06:03 Nga DOSJA
VIDEO / E kuptuam vonë rrezikun, Mourinho: “Patjetër që

KROACI – Tottenham u shokua në Zagreb. Skuadra e Mourinhos u eliminua Dinamo Zagreb për vazhdimin e Europa League, pas rezultatit të përgjithshëm 3-2. Pas ndeshjes, trajneri portugez ka gyrë në dhomat e ekipit të Zagrebit dhe përgëzuar futbollistët kundërshtarë për lojën e zhvilluar.

“Në 90 minutat e para dhe në kohën e parë shtesë ata ishin një ekip që dhanë maksimumin në fushë, ndërsa minutat e fundit të kohës së dytë shtesë ne bëmë diçka më mirë. Ata lanë djersën, energjinë dhe gjakun e tyre. Në fund lanë edhe lot lumturie. Patjetër që duhet t’i lavdëroj ata”,- është shprehur trajneri portugez, gjesti i të cilit teksa ka shkuar në dhomën e zhveshjes së Dinamos dhe ka përgëzuar futbollistët zagrebas është bërë virale.

“Ndërkohë, ekipi im dukej se po luante një ndeshje jo të rëndësishme. Nëse për ndonjërin prej tyre nuk është, atëherë është për mua. Për çdo tifoz të Tottenham, çdo ndeshje ka rëndësi. Të them që ndihem i trishtuar nuk mjafton. Më vjen keq që skudra ime nuk fitoi, por ata e merituan. Futbolli nuk ka të bëjë me lojtarë që mendojnë se kanë më shumë cilësi se të tjerët. Baza tashmë është tek qëndrimi dhe bashkëpunimi në grup. Ata na mposhtën për këtë. Ne e kuptuam se ishim në rrezik kur pësuam golin e dytë, por ishte vonë për ne”,- ka përfunduar Mourinho pas ndeshjes për mediat.

No sé si rajará Mourinho, pero ha ido al vestuario del Dinamo de Zagreb a aplaudir a los jugadores por su gran remontada. Chapó, Mou? pic.twitter.com/2GPmct3tYY

— Manu Heredia (@ManuHeredia21) March 18, 2021

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport dinamo zagreb europa league josë mourinho tottenham dinamo zagreb europa league josë mourinho tottenham

Sondazh

Poll