Sport

Gareth Southgate kërkon që edhe futbollistët të konsiderohen prioritarë për vaksinimin anti-Covid… për të mbrojtur

19 Mars 2021, 10:34 Nga DOSJA

ANGLI – Trajneri i “Tri Luanëve”, Gareth Southgate, është shprehur se lojtarët e kombëtare së Anglisë duhet të konsiderohen prioritarë për vaksinat anti-Covid për të mbrojtur Euro 2020, pasi në Londër do të luhen disa ndeshje të këtij eventi kontinental.

Kur trajneri i “Tri Luanëve” u pyet nga gazetarët, nëse ata që do të luanin dhe punonin për Euro 2020 duhet të vaksinohen për të mbrojtur turneun, Southgate u shpreh: “Situata ndryshon kaq shpejt, por ne jemi afër arritjes në pikën, ku do të ishte e pranueshme që futbollistët e kombëtares të ishin në atë listë.

Programi ynë i vaksinimit ka patur ritme të pabesueshme, pasi 25 milionë njerëz dhe gati të gjithë njerëzit në nevojë kanë bërë vaksinën e parë. Ne po u kërkojmë lojtarëve të vazhdojnë të performojnë. Ata duhet të bëjnë karantinë, kur të kthehen nga situata të caktuara. Ata kur kthehen në familje duhet të rrezikojnë dhe shumë prej tyre janë prekur virusin sepse kanë punuar.

Unë në asnjë mënyrë nuk sugjeroja që ata të vaksinohen përpara punonjësve të shëndetësisë, të moshuarave, por ne jemi duke iu afruar pikës, ku kjo mund të jetë e pranueshme dhe për futbollin,”- ka deklaruar ndërmjet të tjerash trajneri Southgate.

 

Në shkurt, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, tha se futbollistët nuk ishin një përparësi për vaksinimin. Duke folur në fillimin e një fushate të përbashkët me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të promovuar qasje të drejtë me vaksinat, ai tha se ai nuk ishte një mbështetës i futbollistëve që hidheshin në radhë.

“Prioriteti për vaksinat kanë njerëzit në rrezik dhe për punonjësit shëndetësorë. Kjo është shumë e qartë në mendjen tonë. Ne nuk i konsiderojmë futbollistët si një grup përparësor në këtë drejtim”,- tha ai në një konferencë për shtyp.

Sidoqoftë, Infantino la të hapur mundësinë që kjo të ndryshonte. “Sigurisht për arsye sigurie, në kontekstin e muajve në vijim, në kontekstin e garave ndërkombëtare dhe udhëtimeve, vaksinimi mund të rekomandohet edhe për sportistët. Lojërat Olimpike janë vetëm në verë”, – ka shtuar “bosi” i futbollit botëror.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport gareth southgate gianni infantino infantino trajneri i “tri luanëve” gareth southgate gianni infantino infantino trajneri i “tri luanëve”

Sondazh

Poll

Sport 19 Mars 2021, 06:34

Festa private e 20-vjetorit të Muçit

POLONI – Ish-sulmuesi i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare Ernest Muçi, sot futbollist i Legias së Varshavës në Poloni ka zhvilluar një festë private për...