Sport

U përplas kokë më kokë me Kumbullën, braziliani “Nuk mban mend asgjë nga ndeshja”!

19 Mars 2021, 11:10 Nga DOSJA

UKRAINE – Një aksident i frikshëm ka ndodhur në ndeshjen e djeshme Shakhtar Donetsk-Roma, takim ky që u fiitua 2-1 nga italianët. Në fundin e pjesës së parë, dy mbrojtës romanë, shqiptari Marash Kumbulla dhe braziliani Roger Ibanez janë përplasur midis tyre kokë më kokë, ku ky i fundit humbi edhe kujtesën.

Pas pushimit, mbrojtësi Ibanez nuk u kthye më në fushën e lojës për shkak të dëmtimit. Vendin e tij e zuri Gianluca Mancini. Për ngjarjen trajneri Paulo Fonseka i Romës, u shpreh: “Ai tani ndihet mirë, por nuk mbante mend asgjë nga ndeshja që luajti”,- ka deklaruar trajneri portugez pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport europa league marash kumbulla roma shakhtor doneskt europa league marash kumbulla roma shakhtor doneskt

Sondazh

Poll

Sport 19 Mars 2021, 06:34

Festa private e 20-vjetorit të Muçit

POLONI – Ish-sulmuesi i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare Ernest Muçi, sot futbollist i Legias së Varshavës në Poloni ka zhvilluar një festë private për...