Sport

EUROPA LEAGUE/ Mourinho dhe Tottenhami i tij largohen me turp nga Europa League! Roma zbavitet me Shakhtar, kualifikohen Arsenal

18 Mars 2021, 20:31 Nga DOSJA
EUROPA LEAGUE/ Mourinho dhe Tottenhami i tij largohen me turp nga Europa League!

EUROPË- Dinamo Zagreb kalon në çerekfinale duke mundur Tottenham. Anglezët fituan 2-0 në ndeshjen e parë, duke menduar se janë kualifikuar. Kroatët bën të pamundurën në të dytën, duke fituar 3-0. Koha e rregullt u mbyll në avantazhin e dy golave, me Orsic që ishte autori. Po iu njëjti futbollist shënon në shtesa, duke shtangur rivalët.Me të vërteteë e pabesueshme se çfarë ndodh në Kroaci. Kujtojmë që ekipi nga Zagrebi u largua trajneri Mamic Zoran pak ditë më parë, ndërsa sot në pankinë ishte Kraznar.

Roma, Arsenal dhe Granada janë tre skuadrat e para çerekfinaliste të Europa League.Arsenal është mundur 1-0 në shtëpi nga Olympiacos në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Europa League, por është kualifikuar në çerekfinale falë fitores 3-0 të marrë në ndeshjen e parë.Sfida e luajtur në Emirates Stadium është vendosur nga një gol i El Arabi në minutën e 51-të. Grekët e kanë mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas dy kartonëve të verdhë të marrë në një minutë nga Ba.

Kualifikim historik për Granada-n. Spanjollët janë mundur 2-1 në nga Molde në ndeshjen e kthimit, por kanë kaluar më tej falë fitores 2-0 të marrë në takimin e parë.Spanjollët janë kualifikuar në çerekfinale në sezonin e tyre të parë në Europë në historinë e klubit.

Roma kalon pa probleme në turin tjetër. Skuadra e drejtuar nga Fonseca shënoi dy gola ndaj Shakhtar Donetsk me Borja Mayoral dhe më pas menaxhoi gjithçka duke qenë se kishte fituar 3-0 në Itali. Në mes, goli i vetëm i ekipit ukrainas me Moraes. Për verdhekuqtë ka qenë një lojë fëmijësh dhe tani do të presin nga shorti i ditës së nesërme se cili kundërshtar do të jetë pengesa e radhës.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport dinamo zagreb europa league tottenham dinamo zagreb europa league tottenham

Sondazh

Poll