Sport

“Ç’do ti në Serbi? Provokacija! Performoi me ngjyrat e flamurit kosovar dhe shqiptar në liqenin e Badovcit, serbët e sho

18 Mars 2021, 20:47 Nga DOSJA
“Ç’do ti në Serbi? Provokacija! Performoi me ngjyrat e

PRISHTINË-Fiona Rushiti jeton çdo ditë me pasionin e madh për akrobacinë. Sportistja është gjithmonë në kërkim të aventurës dhe gjetjes së mënyrave ndonjëherë edhe ekstreme për ta çuar këtë sport në një tjetër dimension. Akrobatja shqiptare ka zgjedhur liqenin e Badovcit me një veshje të krijuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Edhe në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, akrobatja zgjodhi po këtë liqen për të performuar. Një situatë e tillë nuk i ka pëlqyer serbëve që kanë nisur ofendimet ndaj saj. “Ç’do ti në Serbi? Serbija është Kosovë! Provokacija” janë disa nga komentet. “Kam marrë pafund ofendime, të shara, disa i përktheva në ‘Google translate’, pastaj hoqa dorë se ishin shumë, vendosa të mos i përgjigjem.

Tani do të shkoj sërish në Prishtinë, më një performancë në shesh, jam e vendosur ta ngre flamurin shumë lart”, thotë Fiona, në “Shqipëria live”, pa dhënë më shumë detaje, për shfaqjen që po planifikon.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fiona rushiti fiona rushiti

Sondazh

Poll