Politike

Konflikti fizik me biznesmenin në Elbasan, Luçiano Boçi: Telefoni që duket në video është i imi! ILD të hetojë prokuror

19 Mars 2021, 12:58 Nga DOSJA
Konflikti fizik me biznesmenin në Elbasan, Luçiano Boçi:

TIRANË– Kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Luçiano Boçi u përfshi në një sulm fizik ditën e djeshme me biznesmenin Gjergj Luca në Ebasan.

Përmes një konference për mediat nga Elbasani, Boçi thotë se pas përplasjes me Lucën ai vetë ka shkuar direkt në prokurori dhe sipas tij videoja ka dalë nga biznesmeni. Ai shprehet se telefoni që ka rënë në tokë eshtë i tiji, duke mohuar pretendimet se ka vjedhur telefonin e biznesmenit.


DEKLARATA:

Ngjarja dihet, unë nuk kam ndryshuar version. Mbas sulmit fizik kundër meje, të filluar nga Lluca, unë i kam hypur makinës dhe kam shkuar drejt e në Prokurori për të depozituar kallëzim penal kundër tij dhe sekuestrimin e kamerave.Pasi unë jam larguar Lluca ka kërkuar, ka parë dhe ka marrë videon. Në video shihet një telefon i imi, i cili ka rënë në tokë dhe unë e kam rimarr atë duke ma dhënë njeriu që ishte më afër. Njeriu me të cilin po bisedoja, u ul e mori dhe ma dha. Gjergj Lluca ka prodhuar alibinë qesharake të vjedhjes së telefonit për të mbuluar krimin e tij. Videos së transmetuar i mungon momenti i parë, kryesor, agresioni verbal dhe fizik i Gjergj Lucës kundër deputetit Luciano Boçi. Ky moment është manipuluar të vërtetën dhe të vërtetat e ngjarjes. Ai është thjesht një zgjatim kriminal i mazhorancës dhe për fat të keq një borxhli i keq i saj. Është detyrë e prokurorisë të administrojë provat e kësaj vepre penale dhe të denoncuar prej meje si kallëzim penal. Keqpërdorimi i hapur publik i provave të një vepre penale, është dëshmi e arrogancës dhe sigurisë me të cilën sillen kriminelët në këtë vend. Ne do të depozitojmë sot një ankesë në ILD. Ftoj inspektorin e Lartë të Dretësisë Artur Metani, të verifikojë nëse Prokuroria e Elbasanit e ka administruar si provë videon e plotë të ngjarjes, dhe të hetojë për mënyrën e përdorimit publik të këtyre provave. Me zotin Lluca do shihemi në gjyq. Më vjen keq që instiktet e mia të vetëmbrojtjes dhe reagimi im ndaj cënimit fizik prej tij, e befasuan atë. Ai erdhi të më rrah dhe iku i rrahur. Integriteti fizik dhe moral i demokratëve është i pacënueshëm. Me porositësit e Llucës më 25 prill do të flasë vota e shqiptarëve.

Sipas dëshmisë së dy protagonistëve dje, gjithçka nisi me fjalë dhe përfundoi në grushte e dhunë, ndërsa në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë dhe të publikuara pjesërisht nga dikush që ka akses në kamerat e Lucës (ky i fundit nuk ka pohuar autorësinë e nxjerrjes së filmimeve), shihet momenti kur është ish-deputeti demokrat që e qëllon me grushta biznesmenin, ndërsa miku i tij, Kristaq Piu mban Lucën bashkë me nipin e Luçiano Boçit, Ird Kazazi.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gjergj luca luciano boci gjergj luca luciano boci

Sondazh

Poll