Politike

Sherri mes Boçit dhe Lucës në Elbasan, reagon Taulant Balla: Prita që Basha të marrë masën e përjashtimit të agresorit,

19 Mars 2021, 12:34 Nga DOSJA

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka reaguar për përplasjen fizike mes kandidatit për deputet Luciano Bocit dhe biznesmenit Gjergj Luca në qytetin e Elbasanit. Balla dënoi dhunën e ushtruar nga kandidati në listën e PD duke theksuar se priste që të reagonte Lulzim Basha me përjashtimin e Luciano Bocit nga lista për shkak të këtij akti dhune.

POSTIMI:

Elbasan Shpreh indinjatën dhe dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i Lulezim Bashës ndaj sipërmarrësit të nderuar Gjergj Luca. Nuk reagova deri më tani duke pritur që Lulezim Basha të marrë masën e përjashtimit të agresorit Luciano Boçi nga lista e kandidatëve dhe distancimit nga ky akt dhune i përsëritur. Pamjet tregojnë qartë politikanin dhunues, madje dhe si një bandë grabitësish i marrin dhe telefonin në pronësi të zotit Luca. Këto veprime të Partisë Demokratike të instrumentalizuara edhe me përfshirjen e 2-3 ish-punonjësish të inkriminuar policie, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë, ku duhet tu lemë mundësinë qytetarëve të zgjedhin mes ekipeve dhe programeve tona. Mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulezim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, Zoti Luca punëson 3 mijë punonjës në Shqipëri dhe është një sipërmarrës i respektuar. I bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit të mos bien pre e provokimeve të gaztorëve të Lulezimit me kompani, që frymëzohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Sot janë publikuar pamjet e një pjese të sherrit mes Boçit dhe Lucës që ndodhi një ditë më parë në Elbasan. Policia e Elbasanit ka shoqëruar tre persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë gjatë përplasjes fizike mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi me biznesmenin e njohur, Gjergj Luca.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gjergj luca luciano boci taulant balla gjergj luca luciano boci taulant balla

Sondazh

Poll