Politike

Basha pritet me brohorima në mes të Gjirokastrës, heq maskën para turmës: Respektoni masat, ruani distancën, ndryshimi po

19 Mars 2021, 11:45 Nga DOSJA
Basha pritet me brohorima në mes të Gjirokastrës, heq maskën

GJIROKASTËR– Kreu i Partisë Demokratike është ndaluar në sheshin pranë stadiumit të qytetit të Gjirokastrës, ku ka mbajtur dhe dhe një fjalë të shkurtër.

Mes turmës së njerëzve që brohorisnin emrin e tij dhe kërkonin largimin e kryeministrit Edi Rama, Basha kërkoi që të ruhej distanca e të mbaheshin maskat, ndërkohë që vetë e hoqi.


Mirëse ju gjej, mirëse ju gjej. Ndryshimi fillon që këtu, ruani distancën dhe mbani maskat. Kjo është një betejë për fëmijët dhe familjet tuaja. E shoh ndryshimin në të gjitha qytetet,, që nga Shkodra, deri në Gjirokastër. E shoh ndryshimin në sytë e nënave tuaja. Ndryshimi ka filluar, më 25 prill çlirojmë Gjirokastrën,”– tha Basha ndër të tjera.

Nga ana tjetër, turma ishte e papërmbajtur dhe nisi të brohoriste e fishkëllente.

Rama ik, Basha kryeministër, me një fitore, fitore, fitore,”- thonë ata ndër të tjera.

herët ishte në Tepelenë, në Memaliaj, ku bëri një marshim dhe mbajti një fjalë të shkurtër.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne gjirokaster basha ne gjirokaster

Sondazh

Poll