Politike

Artizania gjirokastrite i bën dhuratën e veçantë Bashës, i dorëzon jelekun e veshjes tradicionale të burrave

19 Mars 2021, 12:52 Nga DOSJA
Artizania gjirokastrite i bën dhuratën e veçantë

GJIROKASTËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashës iu dhurua jeleku tradicional në Gjirokastër. Ishte një grua artizane, ajo e cila i dhuroi Bashës një jelek, pjesë e veshjes tradicionale të burrave të Gjirokastrës.

Basha e falenderoi për dhuratën duke shtuar se pas 25 prillit qeveria do ti shërbejë atyre.


BISEDA:

Lulzim Basha: Si jeni me shëndet?

Artizania: Mirë faleminderit.

Lulzim Basha: Si i keni punët?

Artizania: Mirë faleminderit. Vështirë ka qenë, por mundohemi të mbijetojmë.

Lulzim Basha: Mos u dorëzoni, gjashtë vite i është munguar mbështetja dhe vëmendja, por do të ketë për turizmin dhe artizanin do të kenë vëmendjen dhe fonde të veçanta, ndërsa Gjirokastra do të kthehet ashtu siç i takon. Ne do të kujdesemi që djersa juaj të prodhojë mirëqenie për ju

Artizania: Ju kemi bërë një dhuratë, shpresoj ta pranoni. Kjo është një nga jelekët e veshjes së burrave të Gjirokastrës.

Lulzim Basha: Megjithëse veshjen tjetër nuk e kam të harmonizuar me të, është veshja e burrave gjirokastrite. Të lumshin duart. Të falenderoj për dhuratën, pas 25 prillit do të jetë gjithçka më ndryshe, do përgjigjemi me një qeveri që iu shërben vetëm ju.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne gjirokaster basha ne gjirokaster

Sondazh

Poll