KQZ: Zgjedhjet janë për qytetarët, partitë politike të tregojnë maturi dhe vetëpërmbajtje
19 Mars 2021, 12:56Nga DOSJA
TIRANË– KQZ i ka bërë thirrje partive politike të ndalin gjuhën e ashpër dhe sjelljen konfliktuale që kanë filluar në këtë fushatë elektorale.
Në njoftimin e bërë publik nga KQZ shkruhet se zgjedhjet janë për qytetarët dhe fushata zgjedhore është faktori kryesor/qendror në formimin e opinionit të zgjedhësve, ndaj duhet respektuar e drejta e qytetarëve për të krijuar opinionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, si dhe të drejtën e tyre për të pasur zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike.
NJOFTIMI NGA KQZ
Zgjedhjet janë për qytetarët, partitë politike të tregojnë maturi dhe vetëpërmbajtje. Duke marrë në konsideratë retorikën politike të ditëve të fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përmbushje të përgjegjësive të veta dhe me qëllimin për të përgatitur, zhvilluar dhe administruar zgjedhjet e datës 25 prill, në përputhje me standardet më të mira për zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme, i bën apel të gjithë aktorëve politik për vetëpërmbajtje dhe maturi në sjlljen dhe mesazhet politike dhe elektorale të tyre. Duhet mbajtur në vemendje se sjellja dhe retorika e udhëheqësve dhe përfaqësuesve politik ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek mbështetësit e tyre, ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në cënimin e standardeve të zgjedhjeve në vendin tonë. Partitë politike janë një element themelor i sistemit demokratik të vendit dhe janë një mjet thelbësor i shprehjes së vullnetit politik të qytetarëve dhe si të tilla kanë përgjegjësinë dhe detyrimin ndaj qytetarëve që të sillen me përgjegjshmëri dhe maturi. Gjuha e ashpër dhe sjellja konfliktuale nuk i shërben interesit të qytetarëve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, kusht për integrimin europian të vendit. Jemi në prag të fillimit të fushatës zgjedhore ndaj kandidatët dhe partitë politike duhet të respektojnë konkurentët e tyre. Zgjedhjet janë për qytetarët dhe fushata zgjedhore është faktori kryesor/qendror në formimin e opinionit të zgjedhësve, ndaj duhet respektuar e drejta e qytetarëve për të krijuar opinionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, si dhe të drejtën e tyre për të pasur zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike. Gjithashtu, në respekt të standardeve të zgjedhjeve të ndershme, KQZ i bën apel edhe zyrtarëve të angazhuar si garues në zgjedhjet e datës 25 prill, që të ndajnë anagzhimin e tyre si kandidat për deputet me atë të drejtuesit të entit shtetëror përkatës. Zhvillimi i një gare të ndershme, në kushte të barabarta dhe duke respektuar standardet e kërkuara zgjedhore, i shërben zhvillimit demokratik të vendit.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GJIROKASTËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashës iu dhurua jeleku tradicional në Gjirokastër. Ishte një grua artizane, ajo e cila i dhuroi Bashës...
TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka reaguar për përplasjen fizike mes kandidatit për deputet Luciano Bocit dhe biznesmenit Gjergj...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur i shqetësuar lidhur me rritjen e punësimeve para zgjedhjeve në administratë shtetërore.Meta thotë se rrit...
GJIROKASTËR– Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë vizitës në qytetin e Gjirokastrës, është ndalur në shtëpinë e Kokalarëve në Gjirokastrës. Gjatë bisedës një ...
TIRANË– Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka ironizuar takimin e Kryedemokratit Lulzim Basha në Gjirokastër. Ai ka ndarë një artikull të postuar nga ...
GJIROKASTËR– Kreu i Partisë Demokratike është ndaluar në sheshin pranë stadiumit të qytetit të Gjirokastrës, ku ka mbajtur dhe dhe një fjalë të shkurtër. M...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama përmendi sërish marrjen e punëtorëve të huaj në Shqipëri. Gjatë aktivitetit politik, ‘Rruga drejt 25 prillit’, Rama tha se ta...
TEPELENË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Gjirokastër. Basha u prit me ovacione, dhe me thirrje të shumta nga qytetarët të ...
TIRANË– Edi Rama bëri të ditur se së shpejti do të marrin fund radhët e gjata dhe për të paguar gjobat që merren për drejtuesit e mjeteve. Gjatë aktiviteti...