Politike

‘Kemi kursyer 300 vite kohë’/ Rama: LSI është në fytin e Lulit! Timonin ma keni dhënë ju në 2017-ën, shërbimet onli

19 Mars 2021, 09:08 Nga DOSJA
‘Kemi kursyer 300 vite kohë’/ Rama: LSI është në

TIRANË– Shërbimet për qytetarët dhe për biznesin ishin në fokus të ditës së sotme në aktivitetin politik ‘Rruga drejt 25 prillit’. Kryeministri Edi Rama rrjeshtoi të gjitha shërbimet që ka përmirësuar qeveria, duke bërë të ditur se i ka kursyer qytetarëve 300 vite kohë nga radhët e gjata në sportele.

Në 7 vite, Rama tha se qeveria realizoi një revolucion dixhital duke ofruar përmes portalit e-albania 95% të shërbimeve online. Para 7 vitesh sipas Ramës qytetarët rrinin në radhë për vërtetime, për të paguar dritat apo qoftë edhe çmimet afrofe, por sot sipas tij është bërë një revolucion. Kryeministri theksoi tha se dixhitalizimi mori hov pasi ai mori i vetëm timonin e hoqi nga qeverisja LSI.

Kryeministri tha se marrja e përgjigjes online me nënshkrim, vulë elektronike për të gjitha shërbimet në e-albania që janë aplikime, është objektiv i mandatit të tretë.

Rama kërkoi nga qytetarët që ti japin drejtimin e mandatit të tretë, duke thënë se ai nuk i jep makinës pasi ka vetëm një timon të cilin ia kanë dhënë qytetarët në vitin 2017 e që do të vazhdojë ta mbajë.

Rama bëri të ditur se së shpejti do të marrin fund radhët e gjata dhe për të paguar gjobat që merren për drejtuesit e mjeteve. Kryeministri shtoi se së shpejti nuk do të shikojmë asnjë polic në rrugë, vetëm në rastet kur ka ndodhur ndonjë aksident apo krim.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll