Politike

Vuçiç publikoi hartën e Kosovës me flamurin serb, reagon Majko: Fotot në Instagram zhvlerësojnë seriozitetin e shtetit

19 Mars 2021, 08:59 Nga DOSJA
Vuçiç publikoi hartën e Kosovës me flamurin serb, reagon

TIRANË– Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas fotografisë që ka publikuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ku shihet harta e Kosovës me flamurin e Serbisë në të.

Majko në një shkrim në Facebook ka thënë se me publikimin e kësaj fotoje, Vuciq tregon se i pëlqen papajtueshmëria, por sovraniteti I Republikës së Kosovës garantohet nga Nato dhe jo nga Instagrami. Ai ka shtuar se ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

POSTIMI:

“Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare. Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram”, ka thënë Majko. Kujtojmë se publikimi i kësaj fotoje ka bërë që të shkaktohet një zemërim i madh në mesin e shqiptarëve, të cilët kanë filluar një fushatë për largimin e saj nga rrjeti social Instagram. Një prej tyre është edhe aktivisti Shpend Lila, i cili ka reaguar ashpër duke kërkuar që të raportohet postimi i presidentit serb.

Kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiç ka publikuar një ditë më parë foton e hartës së Kososvës, ndërsa brenda është pikturuar flamuri i Serbisë. Kjo ka ngjallur reagimet e shumë politikanëve.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike aleksander vucic pandeli majko aleksander vucic pandeli majko

Sondazh

Poll