Politike

Rama merr në telefon Kreun e Federatës së Shëndetësisë, Blerim Sylën! Mjekët e Kosovës do vaksinohen në Kukës

19 Mars 2021, 08:19 Nga DOSJA
Rama merr në telefon Kreun e Federatës së

KOSOVË– Kreu i Federatës së Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla ka marrë një telefonatë nga kryeministri Edi Rama. Ai bën të ditur se kanë rënë dakord që të vaksinohen mjekët e Kosovës në Kukës. Syla shkruan se si përfaqësues i punëtorëve të shëndetësisë së Kosovës do të shkojë në Tiranë për detaje teknike me qëllim që të realizojë këtë proces.

STATUSI

NJOFTIM PËR PUNËTORET SHËNDETSOR
Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonat nga Kryeministri i Shqipërisë Zoti EDI RAMA i cili më konfirmoi sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetsorë të cilat do ti marrin në Kukës. Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza. Federata së bashku me menaxhmentin nga sonte ka filluar të përpilojmë listat , kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me Covid 19. Poashtu nesër Unë si përfaqësuses i punëtorëve të shëndetësis se Kosovës do të shkoj në Tiranë për detalet teknike me qëllim të realizimit të këtij procesi. Transportin deri ne Kukës do ta organizoj FSSHK (për detale ju njoftojmë me kohë). Te nderuar me lejoni që në emrin tim dhe tuaj ta faleminderoj Kryeministrin Rama si dhe Ambasadorin e RKS në Tiranë zotin Nait Hasanin duke mos i harruar edhe të tjerët për të cilet do të flasim në ditët në vijim. NA PRIFT E MBARA.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike blerim syla edi rama blerim syla edi rama

Sondazh

Poll