Politike

Raporti i ‘VOA’ për largimin e të rinjve/ Basha: Rrjedhja e trurit përbën një shqetësim madhor, vendit i pakë

19 Mars 2021, 08:04 Nga DOSJA
Raporti i ‘VOA’ për largimin e të rinjve/ Basha: Rrjedhja

TIRANË–Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë raportin e VOA në lidhje me largimin e të rinjve nga Shqipëria. Teksa i referohet raporteve thotë se 94% e të rinjve shqiptarë ikin për të studiuar jashtë dhe nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri.

Në vazhdim të atyre që Basha i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet”, shtron pyetjen: Cila është përqindja e të rinjve që studiojnë jashtë dhe që nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri?

Sipas tij përgjigja është 94%, ndërsa thekson se “rrjedhja e trurit përbën një shqetësim madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale e Shqipërisë dhe ekonomisë”

Basha kujton se nga zgjedhjet e 25 prillit kanë mbetur edhe 36 ditë.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll