Aktualitet

Tentoi të kalonte me pasaportë të falsifikuar në kufi, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari në Muriqan

18 Mars 2021, 10:58 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte me pasaportë të falsifikuar në kufi,

MURIQAN– Një 28-vjeçar shqiptar i Kosovës ka rënë në prangat e policisë në pikën e kalimit kufitar në Muriqan pasi tendoi te kalonte me pasaportë të falsifikuar.

28-vjeçari E.J., u paraqit në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, për të kaluar drejt Malit të Zi, me një pasaportë bullgare që nuk është njohur nga pajisjet elektronike që përdoren për verifikimin e dokumenteve.

Pas një kontroll të imtësishëm, rezultoi se pasaporta që ka paraqitur i riu ishte e falsifikuar.

Njoftimi i policisë:

Paraqiti pasaportë të falsifikuar në kufi, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, në bashkëpunim me strukturat e DVP Shkodër, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. J., 28 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ky shtetas është paraqitur në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, për të kaluar drejt Malit të Zi, me një pasaportë bullgare që nuk është njohur nga pajisjet elektronike që përdoren për verifikimin e dokumenteve.

Pas një kontroll të imtësishëm në vijën e dytë rezultoi se pasaporta që ka paraqitur ky shtetas ishte e falsifikuar.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet edhe pasaporta kosovare, me të cilën u bë i mundur identifikimi i tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

 (kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 28 vjeçari muriqan pasaporte e falsifikuar arrestohet 28 vjeçari muriqan pasaporte e falsifikuar

Sondazh

Poll