Aktualitet

Masakroi gruan në sy të dy fëmijëve, gjendet i vdekur Demokrat Medinaj, nipi i “Ben Qimes” vrau veten pas krimit horror

18 Mars 2021, 10:06 Nga DOSJA
Masakroi gruan në sy të dy fëmijëve, gjendet i vdekur

FIER– Demokrat Medinaj, 29-vjeçari që masakroi me thikë të shoqen nja natë më parë, ka vrarë veten. Dosja.al ka mësuar se trupi i Medinajt është gjetur i pajetë në fushën e plehrave në fshatin Sheq të Fierit, pikërisht pak metra pas shtëpisë së tij.

Mësohet se më shumë se 14 orë pas krimit të rëndë që kreu, Medinaj, nuk është dorëzuar në polici, por ka preferuar të vrasë edhe veten.


Medinaj, i cili ishte edhe nipi i Arben Isufaj, që njihet si “Ben Qimja”, ishte shpallur në kërkim pas krimit hororr. Një natë më parë, pas një sherri për motive banale, ai mori thikën dhe qëlloi 31 herë të shoqen Irvana Hyka, duke e lënë të renë të vdekur në vend.

Hyka ishte edhe gjashtë javëshe shtatzënë, ndërkohë që e gjithë skena e krimit u zhvillua në sy të dy fëmijëve të tyre të mitur. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet demokrat medinaj irvana hyka demokrat medinaj irvana hyka

Sondazh

Poll