Aktualitet

Ka pllakosur zia! Familja e Irvana Hykës që u masakrua me thikë nga i shoqi, hap dyert e mortit

18 Mars 2021, 10:42 Nga DOSJA
Ka pllakosur zia! Familja e Irvana Hykës që u masakrua me thikë

FIER– Familja e Irvana Hykës ka hapur dyert e zisë, një ditë pas krimit horror që tronditi qytetin. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al të afërm, miq dhe familjarë të viktimës kanë shkuar sot në shtëpinë e të rësë për të shprehur ngushëllimet e tyre.

Me maska të vëna, duke qenë se jemi edhe në një periudhë pandemie, vizitorët futen me radhë dhe në heshtje në shtëpinë e thjeshtë të Hykës.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në shtëpinë e çiftit. Demokrat Medinaj mori thikën dhe masakroi  të shoqen në sy të dy fëmijëve të tyre të mitur. Irvana Hyka ishte gjashtë javëshe shtatzënë, kur Medinaj e qëlloi 31 herë me thikë.

Vetë Medinaj vrau veten pas krimit dhe u gjet i vdekur mesditën e sotmë në fushën e plehrave në fshatin Sheq të Fierit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier demokrat medinaj irvana hyka burri vret gruan ne fier demokrat medinaj irvana hyka

Sondazh

Poll