Aktualitet

“Vajza ishte e urtë”, flasin të afërmit e çiftit pas vrasjes makabre në Fier: Ishin familje e mirë, nuk flasim dot…

18 Mars 2021, 10:29 Nga DOSJA
“Vajza ishte e urtë”, flasin të afërmit e

FIER– Pas ngjarjes së rëndë pasditen e djeshme në Fier ku Demokrat Medinaj qëlloi 31 herë me thikë gruan e tij shtatëzënë, kanë folur të afërmit e tyre, të cilët mohojnë që 29-vjeçari të ketë qenë me probleme mendore.

Ata janë shprehur se ata ishin një familje e mirë dhe fajza ishte e urtë.

Jo jo jo, ata ishin familje e mirë, të rregullt, nuk flasim dot për atë punë, se çfarë ndodhi ata e dinë vet, e di djali, as prindërit e tij nuk e dinë. Se ata kishin ca bagëti, pulari punonin të dy cunat që kishte ai. Vajza më e urtë, di që nuk kanë pasur probleme familjare. Lajmin e morëm vesh në mënyra private dhe nga televizionet, për femijet këto gjëra do shikohen më pas”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 17:20 në lagjen “Sheq i Madh” në qytetin e Fierit. 29-vjeçari Demokrat Medinaj e qëlloi të shoqen për vdekje me thikë, pa pyetur se ajo ishte shtatzënë apo se bashkë kishin edhe 2 fëmijë, 4 dhe 6 vjeç. Ai e ka qëlluar rreth 31 herë me thikë, ndërsa në vendngjarje ishin edhe dy fëmijët e mitur të çiftit të cilët kanë parë gjithçka. E reja ka ndërruar jetë menjëherë për shkak të plagëve të shumta. Kur ambulanca ka mbërritur ka parë gruan e shtrirë në tapet me plagë të shumta dhe të pajetë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier demokrat medinaj irvana hyka burri vret gruan ne fier demokrat medinaj irvana hyka

Sondazh

Poll