Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës! Hidhet shorti, zgjidhet gjyqtari i dosjes, seanca e parë zhvillohet me 26 mars

18 Mars 2021, 10:26 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës! Hidhet shorti, zgjidhet gjyqtari i dosjes, seanca

TIRANË– Seanca e parë për dosjen për gjykim ndaj vrasjes së Klodian Rashës do të zhvillohet me datë 26 mars në orën 10:00. Mësohet se është hedhur dhe shorti për të caktuar se kush do të jetë gjyqtari i dosjes.

Bedri Qorri mësohet se do të jetë gjyqtari për këtë dosje. Gjykata tashmë do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën ose jo të Prokurorsië për të kaluar dosjen për gjykim, ndërkohë që mbi Nevaldo Hajdarajn rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 dhjetor të vitit të kaluar, ku efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj qëlloi me pistoletë në drejtim të Klodian Rashës, duke e lënë të riun të vdekur në zonën e Laprakës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bedri qorri klodian rasha bedri qorri klodian rasha

Sondazh

Poll