Aktualitet

Grabitet depoja farmaceutike në Tiranë, hajdutët marrin 1.8 mln lekë medikamente që kurojnë Covid-19, kryesisht Vitamina C

18 Mars 2021, 09:18 Nga DOSJA
Grabitet depoja farmaceutike në Tiranë, hajdutët marrin 1.8 mln

TIRANË– Grabitet një depo farmaceutike në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës së kaluar, kur depoja ishte mbyllur dhe brenda saj nuk kishte më njerëz. Ndërsa, policia është lajmëruar nga vetë pronari i depos, mëngjesin e sotëm.

Ai ka shkuar të hapë biznesin e tij dhe kur ka konstatuar se brenda depos kishin hyrë njerëz, ka lajmëruar menjëherë policinë. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë është grabitur në depo, por paraprakisht mësohet se në fokusin e hajdutëve kanë qenë Vitamina C, medikamentet e ndryshme që kurojnë Covid-19 dhe paratë që kanë gjetur.

Deri më tani bëhet me dije se vlera e gjërave të grabitura arrin në 1.8 mln lekë. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së depos dhe pritet që të zbardhin pamjet filmike, për të zbuluar detaje për autorët e ngjarjes, të cilët ende nuk janë identifikuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet depoja farmaceutike ne tirane laprake tirane grabitet depoja farmaceutike ne tirane laprake tirane

Sondazh

Poll