Aktualitet

Trafikonin drogë në Greqi, shpërbëhet banda, arrestohen 1 grek dhe 6 shqiptarë

18 Mars 2021, 08:41 Nga DOSJA
Trafikonin drogë në Greqi, shpërbëhet banda, arrestohen 1

GREQI– Një bandë që trafikonin lëndë narkotike në Greqi është shpërbërë ditën e sotme nga policia, ku nëë pranga kanë rënë 6 shqiptarë dhe një grek.

Banda u shpërbë pas një operacioni të koordinuar dy-ditor, i cili u zhvillua në Atikë dhe Korint, një grek 25-vjeç dhe gjashtë shqiptarë, të moshës midis 27 dhe 38, u arrestuan si anëtarë të organizatës kriminale. Të arrestuarit akuzohen për vrasje pa dashje, dhunë rast pas rasti ndaj punonjësve dhe shkelje të ligjeve të varësisë, të lidhura me armët, dhe parandalimin dhe shtypjen e pastrimit të parave.

Të gjithë të akuzuarit janë arrestuar në të kaluarën për krime të ngjashme. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.

(a.b;kle.mu)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkaterrohet banda ne greqi shkaterrohet banda ne greqi

Sondazh

Poll