Aktualitet

Krimi i rëndë në Fier, flet xhaxhai i të resë që u masakrua me thikë nga i shoqi: Dhëndrri s’ka probleme të shëndeti

18 Mars 2021, 09:41 Nga DOSJA
Krimi i rëndë në Fier, flet xhaxhai i të resë që u

FIER– Xhaxhai i 28-vjeçares Irvana Hyka, e cila u vra me thikë nga Demokrat Medinaj ka treguar për mediat se lajmin për krimin e rëndë e kanë mësuar nga mediat, ai tha se çifti kishin të martuar prej tetë vitesh dhe se shkonin shumë mirë më njëri-tjetrin.

Përsa u përket lajmeve se Medinaj vuan nga probleme të shëndetit mendor, ai tha se nuk janë aspak të vërteta.


E mësuam nga mediat lajmin. Ishin të martuar prej tetë vitesh, dhëndrri nuk ka pasur prbleme kshu, mendore, jo…s’ka pasur. Shkonin mirë, s’e dimë akoma çfarë ndodhi.”- tregon xhaxhai i të resë së ndjerë.

Sot familja e viktimës ka hapur dyet e mortit. Irvana Hyka u masakrua me thikë nga i shoqi një natë më parë na katin e dytë të shtëpisë së tyre në Fier, në sy të dy fëmijëve të mitur. Medinaj, i cili është edhe nipi i Arben Isufaj, një person me precedentë penalë, i njohur edhe si Ben Qimja, është ende në arrati.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier demokrat medinaj irvana hyka burri vret gruan ne fier demokrat medinaj irvana hyka

Sondazh

Poll