Aktualitet

Nga dhuna ndaj gruas, te drejtimi i makinës në gjendje të dehur, arrestohen tre persona në Durrës (DETAJE)

18 Mars 2021, 08:32 Nga DOSJA
Nga dhuna ndaj gruas, te drejtimi i makinës në gjendje të dehur,

DURRËS– Tre persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se është arrestuar një 53-vjeccar i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën ‘dhunë në familje’.

Po ashtu, në prangat e policisë ka rënë edhe një 35-vjeccar, banues në Durrës pasi ka ushtuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Edhe një 51-vjeccar është arrestuar, pasi duke drejtuar në gjendje të duhur mjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, ndaluan shtetasin V. P., 53 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 51 vjeç, banues në Sukth, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar në gjendje të duhur mjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne durres dhune ne familje arrestohen tre persona ne durres dhune ne familje

Sondazh

Poll