Sport

Kupa e Shqipërisë: Laçi-Partizani, test force edhe për kampionatin

16 Mars 2021, 16:24 Nga DOSJA
Kupa e Shqipërisë: Laçi-Partizani, test force edhe për

KURBINI – Skuadra e Laçit luan nesër, në orën 13:00, në stadiumin e saj, do të përballet me Partizanin, për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Do të jetë kjo, ku të dyja skuadrat do të provojnë forcën jo vetem thjeshtë për t’u kualifikuar, por që mund të ketë edhe pasoja për vijimin e kampionatit.

Trajneri i kurbinasve Shpëtim Duro, para kësaj ndeshjeje të rëndësishme, ka folur për gjendjen e skuadrës së tij, ka theksuar rëndësinë e ndeshjes, si dhe ka paralajmëruar një mini-rotacion në përbërjen e skuadrës së tij.

10 ndeshje i pamposhtur dhe vendi i parë? “Sigurisht është ecuri pozitive dhe vendi i parë është diçka pozitive, por kjo është një ndeshje e një specifike tjetër, me eliminim direkt ndaj një kundërshtari të fortë. Do e vlerësojmë totalisht ndeshjen me Partizanin. Kemi dy-tre lojtarë që nuk janë aktivizuar në ndeshjen e fundit, do të kemi një rotacion të lehtë, por janë të gjithë lojtarë, që kanë luajtur dhe janë pranë formacionit”.

Ambiciet? “Do të shikojmë zhvillimin e situatës në ndeshjen e nesërme. Në qoftë se kualifikohemi, është pozitive, nëse ndodh ndryshe, do përqendrohemi plotësisht në kampionat”.

Nwabueze? “Na gëzon rikthimi i Nwabueze. Ai është stërvitur me skuadrën prej më shumë se një muaji. Është në gjendje të mirë, nuk ka luajtur, por nesër është i gatshëm për formacionin”.

Krahasimi? “Ne ishim më mirë, Partizani kaloi një moment krize, por kur fiton derbin ka ndikim pozitiv. Ne kemi pasur vazhdimësi në ndeshjet e fundit. Të dyja skuadrat janë në pozita të gatshme për këtë ballafaqim”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kupa e shqiperise shpetim duro trajneri i lacianeve kupa e shqiperise shpetim duro trajneri i lacianeve

Sondazh

Poll