Sport

Laçi i Duros nis të trembë Superligën! Pas grushteve në Ballsh, kurbinasit paguajnë gjysmën e dënimit për Nwabuezen

16 Mars 2021, 09:51 Nga DOSJA
Laçi i Duros nis të trembë Superligën! Pas grushteve

LAÇ-Laçi është duke kryesuar kampionatin shqiptar si asnjëherë më parë në histori deri në këtë fazë ku ndodhemi. Një arritje e madhe e kurbinasve me në krye Shpëtim Duron, por që i duhet të përballen me rivalitetin e fortë të Partizanit, Vllaznisë dhe Teutës. Ndoshta për të vazhduar këtë ecuri pozitive, kurbinasve i duhet të bëjnë edhe një sforco financiare.

Klubi ka vendosur të paguajë gjysmën e mbetur të dënimit për sulmuesin Kyrian Nwabueze. Amerikani u mbajt mend për grushtet në ndeshjen ndaj Bylisit më datë 13 shkurt dhe u dënua me 10 ndeshje. Autori i 7 golave në kampionat do të jetë në fushë në një pikë vendimtare të sezonit bardhezi duke filluar që nga ndeshja me Partizanin. Trajneri Shpëtim Duro në një intervistë u shpreh: Lojtari kthehet, pas ngjarjeve në Ballsh – tha Duro – Ka kryer gjysmën e dënimit dhe pjesa tjetër do paguhet.

Do të kthehet në fushë të mërkurën për ndeshjen me Partizanin, pastaj për Tiranën në kampionat do të shohim, se duhet parë edhe forma fizike në raport me Harmon”. Përfundon tekniku i Laçit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis laçi nwabueze bylis laçi nwabueze

Sondazh

Poll

Sport 15 Mars 2021, 21:25

Botërori kuqezinjve fillon nga Barcelona

TIRANE – Ekipi ynë kombëtar do ta nisë nga Barcelona aventurën e tij të re të eliminatoreve të Botërorit. Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë në Andorra më 2...