Sport

Telashe për Milan,Gjykata Sportive me “dorë të hekurt”: ja vendimi për Rebic dhe Donnaruman

16 Mars 2021, 12:11 Nga DOSJA
Telashe për Milan,Gjykata Sportive me “dorë të

MILANO-Gjykata sportive ka bërë publike së fundmi vendimet për 2 futbollistët e Milanit, Ante Rebiç dhe Gianluigi Donarumës. Në ndeshjen Milan-Napoli Ante Rebic shkaktoi faull dhe kroati u kthye në fraza ofenduese ndaj arbitrit Pasqua i cili nxorri kartonin e kuq. Rebic u largua, i vetëdishëm se ai kishte gabuar.

Gjykata sportive ka vendosur të pezullojë me dy ndeshje suluesin. Kroati do të humbasë ndeshjet kundër Fiorentinës dhe Sampdorias. Lidhur me skualifikimin e Rebic, merret parasysh një precedent ai i kartonit të kuq të Moratës në ndeshjen Benevento-Juventus, madje arbitër i asaj ndeshje ishte Pasqua.

Ndërkohë portieri i Milanit është gjobitur me 10,000 euro për kërcënime dhe ofendime ndaj anëtarëve të skuadrës së Napolit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ante rebic donnaruma milan ante rebic donnaruma milan

Sondazh

Poll