Sport

Martini: “Jemi më superiorë se sa Kukësi. Objektivi ynë është edhe Kupa”

16 Mars 2021, 15:59 Nga DOSJA
Martini: “Jemi më superiorë se sa Kukësi. Objektivi

DURRES – Teuta, nesër, në orën 16:00, në stadiumin “Niko Dovana”, do të luajë kundër skuadrës së Kukësit për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, një ndeshje shumë e rëndësishme për ambiciet e të dy ekipeve. Para kësaj sfide ka dalë para medias trajneri i durrsakëve Edi Martini, i cili ka folur për gjendjen e skuadrës së tij dhe rëndësinë e kësaj ndeshjeje.

Kundërshtari? “Kukësi është ekip mjaft i mirë, por po të na krahasosh ne me ata, jemi më lart. Në dy ndeshje me ta kemi barazuar këtë sezon dhe kemi fituar një herë në fushën e tyre. Kemi qenë superiorë dhe na kanë barazuar në fund”.

Gjendja e Teutës? “Skuadra është në rregull, djemtë janë mirë, përveç Grudës që nuk do jetë pjesë e ekipit, të tjerët janë gati. Këtë sezon kemi objektiv Kupën dhe kampionatin. Deri tani jemi në rrugën e duhur pavarësisht barazimit të fundit. Edhe në Kupë kemi ecuri të mirë, duam gjysmëfinalen sepse është në objektivat tona”.

Objektivat? “Kemi bërë një grup që të përballojë edhe Kupën, edhe kampionatin, kështu që nuk i ndaj Kupën apo kampionatin, megjithëse po të lija njërën për tjetrën, do doja kampionatin. Jemi ekip që bëjmë lojën tonë dhe nuk presim asnjë veprim tjetër jashtë fushës. Ndeshjeve po i vjen fundi, ka nisur numërimi mbrapsht dhe çdo ndeshje është e rëndësishme. Partizani është rival direkt, por më parë kemi ndeshjen e nesërme”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cerekfinalja er kupes sev shqiperise edi martini kukesi teuta trasjneri i durrsakeve cerekfinalja er kupes sev shqiperise edi martini kukesi teuta trasjneri i durrsakeve

Sondazh

Poll