Sport

Hysaj po shkon drejt ndarjes, pas 5 vitesh me të “dashurën” e tij

16 Mars 2021, 07:22 Nga DOSJA
Hysaj po shkon drejt ndarjes, pas 5 vitesh me të

ITALI – Zërat e largimit të Eleid Hysajt nga Napoli janë gjithmonë e më realë dhe kjo është tashmë një fakt i konfirmuar nga vetë menaxheri i tij, Mario Giuffredi. Ai e ka krahasuar marrëdhënien e klientit të tij me Napolin, si një lidhje mes dy të dashuruarve.

Hysaj larg Napolit? “Me 99.9% do të largohet. Është si të kalosh 5 vjet me të dashurën tënde dhe pastaj grindesh me të çdo ditë. Në një moment, nuk mund ta durosh më. Pas shumë vitesh shtrëngo e lësho, është e drejtë që lojtari të shikojë se ku mund të vlerësohet më shumë.

Ai ka shumë admirues, të shohim se ku do t’i bjerë fati. Nuk do ta ketë problem të gjejë një ekip. Një futbollist me moshën dhe CV-në e tij është si një çek për çdo klub. Flas shpesh me presidentin De Laurentiis, por rinovimi i Hysajt nuk varet nga unë, as nga lojtari dhe ndoshta as nga ai (presidenti). Do të vazhdoj të kem një marrëdhënie të shkëlqyer me të.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 15 Mars 2021, 21:25

Botërori kuqezinjve fillon nga Barcelona

TIRANE – Ekipi ynë kombëtar do ta nisë nga Barcelona aventurën e tij të re të eliminatoreve të Botërorit. Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë në Andorra më 2...