Sport

Trajneri i Dinamos jep dorëheqjen. Gjykata Supreme konfirmon dënimin me burg

16 Mars 2021, 11:05 Nga DOSJA
Trajneri i Dinamos jep dorëheqjen. Gjykata Supreme konfirmon dënimin

KROACI – Edhe pse është vend ballkanik, në Kroaci nuk bëjnë shaka dhe nuk të falin nëse shkel ligjin. Zoran Mamiç ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si trajner i Dinamos së Zagrebit, raportojnë mediat kroate.

Kjo për arsye, se të hënën, Gjykata Supreme e Kroacisë e la në fuqi vendimin e gjykatës themelore, gjë që e detyroi trajnerin Mamiç, të largohet nga pankina e Dinamo edhe pas tri ditësh skuadra kryeqytetase do të përballet me Totenhemin për Europa League.

Në vitin 2018, gjykata shpalli fajtor Zoran dhe vëllain i tij Zdravko në akuzat për korrupsion. “Megjithëse nuk ndihem fajtor, po jap dorëheqje siç thashë se do të bëja, nëse dënimi ndaj meje do të konfirmohej”,- ka deklaruar Mamiç në faqen e klubit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dinamo e zagrebit europa league gjykata supreme e kroacise totenhem zoran mamic dinamo e zagrebit europa league gjykata supreme e kroacise totenhem zoran mamic

Sondazh

Poll