Sport

Ndaj Anglisë, Armand Duka kërkon të “përzërë” COVID-in me tifozë, Ministria e Shëndetësisë hesht për ndeshjen e 2

16 Mars 2021, 10:36 Nga DOSJA
Ndaj Anglisë, Armand Duka kërkon të

SHQIPËRI-Për kualifikueset e Botërorit më 28 mars në “Air Albania Stadium” do të vijë kombëtarja e Anglisë. Është një ndeshje luksi për kuqezinjtë ndërsa për federatën një mundësi për të rikthyer një pjesë të tifozëve edhe një herë në jetën normale të para pandemisë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mbështeti kërkesën për prani tifozësh në stadium në ndeshjet e Kombëtares. Kreu i FSHF-së tha se rikthimi i tifozëve do të ishte shenjë e jetës normale. Mirëpo, ende nga instancat shtetërore nuk është kthyer një përgjigje në qeverinë e futbollit në vend.

Në FSHF kanë garantuar se jo vetëm stadiumi i plotëson kushtet për të garantuar zbatimin e protokolleve të sigurisë, por edhe vetë institucioni zotohet të bëjë maksimumin për të siguruar zbatimin e çdo mase strikte.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka fshf ministria e shendetesise armand duka fshf ministria e shendetesise

Sondazh

Poll

Sport 15 Mars 2021, 21:25

Botërori kuqezinjve fillon nga Barcelona

TIRANE – Ekipi ynë kombëtar do ta nisë nga Barcelona aventurën e tij të re të eliminatoreve të Botërorit. Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë në Andorra më 2...