Sport

Keylor Navas akuzohet si puçist: “Ishte i gatshëm të humbiste ndeshje, për të shkarkuar trajnerin”

16 Mars 2021, 12:15 Nga DOSJA

KOSTA RIKA – Në vitin 2014 bota e futbollit u gjend përpara një historie të madhe. Kosta Rika u kualifikuar për në çerekfinalet e një kampionati botëror, një rezultat me të vërtetë historik për ekipin kombëtar të vendit nga Amerika Qendrore. Ai e siguroi kualifikimin në një grup teorikisht të pamundur, me Italinë, Anglinë dhe Uruguajin dhe më pas, kaloi turin e 1/16-ave, duke mundur Greqinë në penallti. Endërra u ndërpre në çerekfinale, por djemtë e udhëhequr nga kolumbiani Jorge Luis Pinto kur u kthyen në atdheun e tyre, u pritën si heronj. Por a është gjithçka prej ari kur shkëlqen?

Jo, sepse menjëherë pas këtij botërori, lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, do të kishin marrë vendimin për të larguar teknikun, që qëndronte pas këtyre arritjeve. Kjo u zbulua në 2018 në “Radio Monumental” nga Adrián Gutiérrez, i cili në vitin 2014 ishte kreu i delegacionit të ekipit kombëtar të Kosta Rikës në botërorin e Brazilit. Në krye të revoltës ishin tre udhëheqësit: Celso Borges, Bryan Ruiz dhe mbi të gjithë Paris, portieri Keylor Navas, i cili bëri një emër në atë botëror, duke fituar edhe vëmendjen e Real Madrid. Dhe sipas Gutiérrez, për ta bërë Pinton që të jepte dorëheqjen nga detyra e tij si trajner, që të tre do të kishin bërë gjithçka. Përfshirë, edhe gatishmërinë e tyre për të humbur ndeshje, me kushtin e vetëm largimin e trajnerit nga posti i tij.

“Pas Kupës së Botës, kur u kthyem në Kosta Rika, Borges, Ruiz dhe Navas, shkuan për të biseduar me federatën, duke u shprehur, se “ne nuk jemi të kënaqur me Pinton. Dhe nëse ju nuk e shkarkoni atë, ne jemi të gatshëm të humbasim një, dy, tre, katër, pesë ndeshje, ato që ju duhen, me kusht që ai të zhduket,”- ka deklaruar Gutierrez.

Lojtarët e përfolur, kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-anëtarit të federatës Kosta Rikas, duke e akuzuar për shpifje. Por siç shpjegon “AS”, në kohën e dëshmisë në gjyq, ish-presidenti i federates së futbollit të Kosta Rikas, Eduardo Li, ka konfirmuar tezën e Gutierrez, duke akuzuar qartë Keylor Navas, si lojtarin që ishte i gatshëm të humbiste ndeshje, me kusht që trajneri Pinto të largohej nga puna.

Kush ka te drejte? Do të jetë në dorën e gjyqtarit për të vendosur. I vetmi realitet i pakundërshtueshëm është se, pavarësisht nëse akuzat e Gutiérrez janë të vërteta apo jo, në fund trajneri kolumbian Jorge Luis Pinto, me të vërtetë u zhduk.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport adrián gutiérrez bryan ruiz celso borges eduardo li keylor navas kosta rika boterori i brazilit me 2014 adrián gutiérrez bryan ruiz celso borges eduardo li keylor navas kosta rika boterori i brazilit me 2014

Sondazh

Poll