Sport

A do të bëhet Zlatan Ibrahimoviç përsëri “suedez”? Sot do të mësohet

16 Mars 2021, 10:01 Nga DOSJA
A do të bëhet Zlatan Ibrahimoviç përsëri

SUEDI – Trajneri i kombëtares së Suedisë, Janne Anderson, sot në mesditë pritet të dale para medias dhe të zyrtarizojë listën e futbollistëve të përzgjedhur prej tij, për ndeshjet eliminatore të fundmarsit për botërorin “Katar 2022”.

Sipas “Sky Sport”, vetëm atëherë do të mësohet nëse sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç do të jetë përsëri pjesë e kombëtares së Suedisë, gjë për të cilën spekullimet gjatë këtyre kohëve të fundit kanë qenë të shumta.

Kjo edhe për faktin, se gjatë muajit nëntor të vitit të shkuar, trajneri Anderson ka patur një takim me Ibrahimoviçin, në fund të të cilit thuhet se ata i kanë shtërnguar duart njëri-tjetrit, me idenë që sulmuesi 39-vjeçar i Milanit të rikthehet te Suedia.

Gjithsesi, për të mësuar nëse Ibra do të jetë nën urdhrat e Anderson për tri ndeshje kualifikuese të kupës së botës “Katar 2022”, duhet pritur deri në mesditën e sotme. Suedia do të ndeshet me Gjeorgjinë, Kosovën dhe Estoninë, duke nisur nga java e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport katar 2022 suedia sulmuesi i milanit zlatan ibrahimovic katar 2022 suedia sulmuesi i milanit zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll

Sport 15 Mars 2021, 21:25

Botërori kuqezinjve fillon nga Barcelona

TIRANE – Ekipi ynë kombëtar do ta nisë nga Barcelona aventurën e tij të re të eliminatoreve të Botërorit. Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë në Andorra më 2...