Sport

Situata zien në Shkodër: “Vazhdoni shisni ndeshjet” – shkruajnë tifozët, por përgjigjet Xhaferi

16 Mars 2021, 07:38 Nga DOSJA

SHKODER – Sikur të mos mjaftojë kriza e rezultateve dhe së fundmi bllokimi i ankandit për shitjen e aksioneve të Vllaznisë, situata në Shkodër vazhdon të ziejë, madje nuk mbeten pas as aludimet ndaj ekipit. Pikërisht në rrjetet sociale, aty ku të gjithëve u jepet mundësia të shfryjnë në mënyra të ndryshme për pakënaqësitë që kanë në këtë krizë që po kalon skuadra, ka plasur së fundmi, pasi ka tifozë që akuzojnë edhe për shitje ndeshjesh.

Në këtë situatë, nuk ka mbetur pa reaguar as vetë sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi. Ky i fundit, i ngacmuar nga kritikat e shumta të tifozëve, por mbi të gjitha edhe akuzat e tyre për shitje ndeshjesh, është përgjigjur me mënyrën e tij. “Po, po. Ti bashkë me lojtarët vazhdoni të shisni ndeshje. T’ju vijë turp që përfunduat në vend të katërt…”, ishte një nga komentet e tifozëve që solli reagimin e Xhaferit.

“Kjo është një akuzë e rëndë shumë zotëri! Nëse ke qoftë edhe një provë, sado të vogël, bëje publike. Në të kundërt, quhet shpifje”, shkruan sponsori i klubit kuqeblu.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 15 Mars 2021, 21:25

Botërori kuqezinjve fillon nga Barcelona

TIRANE – Ekipi ynë kombëtar do ta nisë nga Barcelona aventurën e tij të re të eliminatoreve të Botërorit. Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë në Andorra më 2...