Sport

VIDEO / Dopiedë e Messit, Barça fiton dhe vetëm 4 pikë larg Atletico Madridit

16 Mars 2021, 05:57 Nga DOSJA
VIDEO / Dopiedë e Messit, Barça fiton dhe vetëm 4 pikë

SPANJE – Gara për titull në La Liga është e hapur. Barcelona fiton 4-1 me Huescan e fundit në “Camp Nou” dhe ngushton në vetëm 4 pikë diferencën me Atleticon e Madridit, që kryeson me 63 pikë. Pas tyre, me 57 pikë renditet Real Madridi.

Ylli i katalanasve, kapiteni Lionel Messi, hapi dhe mbylli serinë e golave ndaj Huescas. Në minutën e 13-të shënoi golin e parë, duke zhbllokuar rezultatin, pas një pasimi të Busquets, ndërsa në kohën shtesë të ndeshjes “Pleshti” gjeti një hapësirë dhe nga larg fiksoi fitoren 4-1 të Barcelonës.

Ndërkohë, në të të 35-tën minutë Griezmann realizoi një supergol, ndërsa Mingueza në të 53-tën shënoi golin e parë me fanellën “blaugrana”, pas një goditjeje të topit me kokë nga një këndore të ekzekutuar nga Messi. Për Huescan, në mbyllje të pjesës së parë, shënoi Mir nga pika e penalltisë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid barcelona david beckham lionel messi huesca la liga real madrid atletico madrid barcelona david beckham lionel messi huesca la liga real madrid

Sondazh

Poll

Sport 15 Mars 2021, 21:25

Botërori kuqezinjve fillon nga Barcelona

TIRANE – Ekipi ynë kombëtar do ta nisë nga Barcelona aventurën e tij të re të eliminatoreve të Botërorit. Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë në Andorra më 2...