Sport

Anglia kërkon Bellingham për eliminatoret e “Katar 2022”, pavarësisht rregullave të rrepta anti-Covid

16 Mars 2021, 06:35 Nga DOSJA

ANGLI – Federata angleze dhe trajneri Gareth Southgate kanë besim, se Jude Bellingham do të grumbullohet me kombëtaren e “Tri Luanëve”, pa kaluar periudhën e karantinës 14-ditore, që është e domosdoshme për këdo që hyn në ishull.

17-vjeçari Bellingham ka zhvilluar 22 ndeshje për Dortmund, që nga transferimi i tij 30 milionë stërlinga nga Birmingham verën e kaluar. Ai ka bërë debutimin e tij me “Tre Luanët” në nëntor të vitit të shkuar, në fitoren e miqësores 3-0 ndaj Irlandës.

Edhe pse të gjithë personat që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të përballen me një karantinë dy-javore, por në Federatën Angleze besojnë, se për lojtarin e Dortmundit, autoritetet shëndetësore britanike do të tolerojnë, nëse Jude Bellingham do të testohet rregullisht.

Në kuadër të ndeshjeve eliminatore për botërorin “Katar 2022” në fund të muajit mars, Anglia fillimisht pret San Marinon, pastaj do të udhëtojë për në Shqipëri, përpara se të ketë një përplasje në shtëpi me Poloninë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anglia gareth southgate jude bellingham anglia gareth southgate jude bellingham

Sondazh

Poll

Sport 15 Mars 2021, 21:25

Botërori kuqezinjve fillon nga Barcelona

TIRANE – Ekipi ynë kombëtar do ta nisë nga Barcelona aventurën e tij të re të eliminatoreve të Botërorit. Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë në Andorra më 2...