Aktualitet

U rikthye në Itali për të bërë letrat, arrestohet në mes të dasmës shqiptari i dëbuar

1 Shkurt 2019, 08:06 Nga DOSJA
U rikthye në Itali për të bërë letrat, arrestohet

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në mes të ceremonisë së dasmës së tij.

26-vjeçari ishte dëbuar nga Italia në shkurt të vitit 2017 pasi ishte dënuar për prodhim dhe shitje të lënëdëve narkotike.

Policia italiane kishte marrë sinjalizimin se i riu ishte rikthyer por ende nuk kishte të dhëna të sakta për vendqëndrimin e tij. Deri në momentin që shqiptati ishte regjistruar për t’u martuar.

Ceremonia ishte në fakt një mashtrim për të marrë një leje qëndrimi në shtetin italian. Gruaja e tij e ardhshme  ishte një e droguar 22-vjeçare me prejardhje moldave.

E reja kishte pranuar në këmbim të drogës dhe të parave që të martohej me shqiptarin, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga mediat italiane.

Në momentin më kulminant të ceremonisë, kur do të thuhej fjala “Po”, policia hyri në sallë dhe arrestoi shqiptarin.

Gjithashtu nën hetim lidhur me ngjarjen janë vënë edhe prindërit e moldaves, prindërit e shqiptarit dhe dy dëshmitarët.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet i debuar itali martese shitje dhe prodhim narkotikesh shqiptari i debuar itali martese shitje dhe prodhim narkotikesh shqiptari

Sondazh

Poll