Sport

Media e bën të shkarkuar nga stoli i Vllaznisë, Alban Xhaferi dhe Brdaric takohen dhe vendosin të…

13 Mars 2021, 11:44 Nga DOSJA
Media e bën të shkarkuar nga stoli i Vllaznisë, Alban Xhaferi dhe

SHKODËR-Thomas Brdaric është akoma trajneri i Vllaznisë dhe konfirmimi vjen nga brenda klubit. Sponsori Alban Xhaferi deklaroi për “News24” se është ulur me teknikun gjerman për të qartësuar pozicionin e tij.

“Kishim një presion te madh nga opinioni pas shkarkimit dhe vendosëm që të gjithë bashkë ta rikthejmë trajnerin. Edhe lojtarët na e kërkuan dhe pasi u menduam sërish pas shkarkimit vendosëm ta rikthejmë. Shpresojmë që të mësojmë nga gabimet dhe te përmirësohemi”, deklaroi Xhaferi.

Shkarkimi i pretenduar i Brdaric, që bëri gjithë xhiron e mediave, ka indinjuar tifozët shkodranë, që kanë nxituar ti japin mbështetjen gjermanit, të cilit i njohin meritën e shndërrimit të një skuadre që luftonte për mbijetesë, në një skuadër pretendente, ende në vendin e parë në pritje të ndeshjeve të sotme.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban xhaferi brdaric vllaznia alban xhaferi brdaric vllaznia

Sondazh

Poll