Sport

Ismet Munishi rikthehet në Ipko Superligë, do të drejtojë Gjilanin

12 Mars 2021, 17:30 Nga DOSJA

KOSOVE – Trajneri karizmatik Ismet Munishi rikthehet sërish në Ipko Superligën e Kosovës. Ai do të drejtojë deri në fund të sezonit skuadrën e Gjilanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtuesi i klubit Florim Zuka, teksa ka postuar një fotografi së bashku me Munishin, në të cilën ka shkruar: “Ismeti e drejton SC Gjilanin”.

Ismet Munishi do të zëvendësojë në krye të pankinës së Gjilanit trajnerin Bybyl Sokoli, i cili të premten pas humbjes 2-0 të derbit me Dritën, ka dhënë dorëheqje pas rezultateve të dobëta. Munishi është lëvizja e tretë në stolin e Gjilanit gjatë këtij sezoni, i cili ka startuar me Gentian Mezanit, që gjithashtu ka dhënë dorëheqjen për mungesë të rezultateve.

Pas javës së 24-t të Ipko Superligën e Kosovës, skuadra e Gjilanit me 33 pikët e grumbulluara renditet në vendin e katërt, me 20 pikë larg Dritës që kryeson kampionatin kosovar. Pritet, që nesër, Ismet Munishi të drejtojë skuadrën gjilanase në pëprballjen e saj ndaj Trepçës ’89.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ipko superliga e kosoves ismet munishi trajneri i gjilanit ipko superliga e kosoves ismet munishi trajneri i gjilanit

Sondazh

Poll