Sport

Argjentinasi Angel Di Maria, edhe sezonin tjetër me Paris SG

12 Mars 2021, 18:22 Nga DOSJA

FRANCE – Angel Di Maria do të qëndrojë te Paris SG edhe për një sezon tjetër. Sulmuesi argjentinas 33-vjeçar, kontrata e të cilit përfundonte në fund të sezonit, në ka rinovuar marrëveshjen e tij deri në vitin 2022, me një mundësi edhe për një vit tjetër.

Kjo u komunikua nga vetë klubi parizien. Pas përvojës te Manchester United, Di Maria bashkuar në verën e vitit 2015 me Paris SG, ku deri tani ka luajtur 248 ndeshje me 87 gola dhe 99 asistime. Me fanellën pariziene, anësori argjentinas ka fituar 16 trofe, përfshirë edhe 4 tituj kampioni të Francës.

Angel Di Maria është lojtari i dytë më i mirë për asistet në historinë e Paris SG, me 99 asistime për shokët e tij të skuadrës, pas Safet Susiç (103). “Fideo” është gjithashtu edhe shënuesi i tetë më i mirë (87 gola) në historinë e kuqebluve të Francës. Me kombëtaren argjentinase, Di Maria ka zhvilluar 104 ndeshje, ku ka shënuar edhe 20 gola.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport argjentinasi di maria paris sg argjentinasi di maria paris sg

Sondazh

Poll