Sport

Ibra synon Manchester Utd: stërvitet në Milanello për t’u kthyer të enjten

13 Mars 2021, 10:13 Nga DOSJA
Ibra synon Manchester Utd: stërvitet në Milanello për t’u

ITALI – Tani skena e Sanremos është larg, Zlatan Ibrahimoviç dëshiron të kthehet në skenën e gjelbërt sportive. Asnjë dritë nuk do të shkëlqejë më shumë se “San Siro”, në natën e ndeshjes së kthimit europian kundër United. Herën e fundit në fushë ai interpretoi në “Olimpico”, më 21 shkurt: as një orë lojë dhe pastaj dalja jashtë për shkak të dëmtimit.

Diagnoza mjekësor kishte përcaktuar: “Gjendja e lojtarit do të rivlerësohet pas një ekzaminim instrumental pas rreth dhjetë ditësh”. Provimi u bë dhe kaloi, kështu që Ibra kërkon me nxitim që të kthehet në fushë për ndeshjen e ardhshme të kupës.

Numrat e Milanit, me ose pa Zlatanin, nuk janë aq të ndryshëm. Por ndjenja është që me Ibra përsëri në fushë të gjithë, nga stafi te tifozët, do të ishin shumë më të relaksuar. Fakt është që me suedezin në fushë, Milani ka fituar 56,35% të ndeshjeve. Me United, duke i lënë mënjanë llogaritjet, një fitore do të siguronte lavdinë dhe kalimin e turit.

Këtë sezon Milani nuk e kishte në dispozicion Zlatan për gati gjysmën e ndeshjeve në kalendar: 40 gjithsej, 21 me Ibran dhe 19 ndeshje pa të. Në rastin e parë ka 13 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje. Në Milanin pa Ibran, kuqezinjtë kanë arritur 12 fitore, 6 barazime dhe vetëm një humbje.

Por në mbrëmje si ajo që Milani pret të enjten e ardhshme, lojtarë si Ibrahimoviç vendosin peshën e numrave të tyre në peshore. Dhe Zlatan, në moshën 39 vjeç në kampionatin aktual, mbetet një sulmues i aftë, pasi ka shënuar 14 gola në 14 ndeshje të luajtura në A: një ndeshje, një gol. Milani ka nevojë për Ibra… 

Dje Ibra vazhdoi në punën e personalizuar dhe terapitë specifike. Ende nuk është e qartë nëse ai do të jetë i gatshëm për sfidën e dytë kundër anglezëve, por gjithsesi, ai është qëllimi që Zlatan i ka vënë vetes.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league milani perballja ndaj manchester united pioli zlatan ibrahimovic europa league milani perballja ndaj manchester united pioli zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll