Sport

E VEÇANTË/ Muzikë latine dhe video-lojëra, Partizani përgatitet ndryshe në derbi, ja atmosfera në kampin e kuq

12 Mars 2021, 19:42 Nga DOSJA
E VEÇANTË/ Muzikë latine dhe video-lojëra, Partizani

TIRANË-Tirana-Partizani do të luhet normalisht por derbit do ti mungojë zëri. Dy rivalët e përjetshëm do të sfidohen në heshtje, atë heshtje që do të prishet vetëm nga zërat e lojtarëve në fushë, apo britmat e trajnerëve në pankinë…

Supersfidës do ti mungojë adrenalina, do ti mungojë ngacmimi, sarkazma, emocioni. Megjitahtë në pritje të ndeshjes që do të luhet ditën e shtunë ora 13:00, ambjenti te skuadra e Partizanit duket e qetë dhe pozitive.

William Kordeiro, Jasir Asani dhe Roberto Dominguez, kanë gjetur mënyrën më të mirë për t’u qetësuar para derbit. Melo dhe Asani kanë kaluar kohën e tyre duke luajtur me video-lojëra, ndërsa Dominguez ka qenë ai që i ka regjistruar në video dhe që i ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale. Në këtë video, shihen se të tre futbollistët e Partizanit po e shijojnë kohën e lirë, pasi nuk mungojnë as të qeshurat. Atmosfera, duket ajo e duhura në kampin e kuq.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jasir asani partizani tirana william cordeiro jasir asani partizani tirana william cordeiro

Sondazh

Poll