Sport

Flick përjashton stolin e Gjermanisë: “Kam kontratë me Bayern deri më 2023!”

12 Mars 2021, 17:50 Nga DOSJA
Flick përjashton stolin e Gjermanisë: “Kam kontratë me

GJERMANI – Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, ka përjashtuar mundësinë që ai do të jetë trajneri i ri i kombëtares gjermane, pas lajmit për largimin e Joachim Low pas Euro 2020.

“Unë kam një kontratë deri në vitin 2023 dhe dua të jem i suksesshëm dhe të fitoj tituj me Bayern Munchen. Nuk është koha të spekuloj për të ardhmen time. Jam i përqëndruar në punën që po bëj.

Low ka bërë diçka shumë të mirë për futbollin gjerman dhe duhet të jetë krenar për atë që ka arritur”,- ka deklaruar trajneri i bavarezëve në konference për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Werder Bremen.

Spekullimet për mundësinë e uljes së Hansi Flick në krye të pankinës së Gjermanisë, lidhen me faktin, se ai ka punuar dhe ka qenë ndihmës i Joachim Low dhe e njeh klimën në kampin e kombëtares së “panzerave”.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hansi flick joachim low stoli i gjermanise trajneri i bayern munich hansi flick joachim low stoli i gjermanise trajneri i bayern munich

Sondazh

Poll