Sport

Kampionët e Jiangsu padisin kompaninë Suning për borxhet dhe pagat

12 Mars 2021, 19:51 Nga DOSJA
Kampionët e Jiangsu padisin kompaninë Suning për borxhet dhe

KINE –  Një pjesë e stafit të Jiangsu FC, kanë vendosur të padisin klubin, në pronësi të kompanisë Suning, për shkak të borxheve dhe pagave të padhëna. Një firmë ligjore në Nanjing është porositur të padisë kompaninë, e cila më 28 shkurt njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve me klubin e futbollit.

Lajmi është publikuar nga portali kinez “Titan Sport Plus”, i cili theksoi se nisma juridike nuk ka të bëjë as me lojtarët dhe as me teknikët e ekipit kampion të Kinës, por me pjesën tjetër të administratës së klubit, numri i të cilëve thuhet se është i konsiderueshëm.

Grupi Suning, i cili në Itali menaxhon klubin e Interit, dy javë më parë ka njoftuar përfundimin e angazhimit të tij në futbollin kinez. Në një shënim zyrtar, ata kanë shpjeguar, se “për shkak të mbivendosjes së elementeve të ndryshëm të pakontrollueshëm, klubi i futbollit Jiangsu nuk mund të garantojë në mënyrë efektive vazhdimin e aktiviteteve. Nga tani e tutje, – vazhdonte deklarata, – aktiviteti i klubi i futbollit Jiangsu do të ndërpritet.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport grupi suning jiangsu kine grupi suning jiangsu kine

Sondazh

Poll