Sport

Premier League shpreson t’i hapë stadiumet për tifozët në maj

13 Mars 2021, 09:31 Nga DOSJA
Premier League shpreson t’i hapë stadiumet për tifozët

ANGLI – Premier League po planifikon të hapë dyart e stadiumeve dhe të mirëpresë deri në 10,000 shikues për ndeshje gjatë dy javëve të fundit të kampionatit anglez, ka deklaruar në faqet në internet, menaxheri ekzekutiv i saj Richard Masters.

Ky kthim i publikut në stadiume është pjesë e planit të qeverisë britanike, i cili parashikon një lehtësim të kufizimeve për shkak të Covid-19 në katër faza. Rihapja e pjesshme e hapësirave të mëdha të zbuluara si stadiumet, është planifikuar si pjesë e tretë e këtij projekti, që do të nisë nga 17 maji, nëse kushtet sanitare e lejojnë atë.

Eshtë parashikuar, që secila skuadër të luajë një ndeshje me publik në fundjavën e 15 dhe 16 majit, që do të vijonte edhe në mesjavën vijuese, midis 18 dhe 20 majit, ndërkohë që një gjë e tillë është planifikuar edhe për të dielën 23 majit. Në stadiumet më të vegjël (më pak se 40,000 vende), numri i tifozëve do të kufizohej në 25% të kapacitetit të tyre.

Në pjesë të ndryshme të Anglisë, stadiumet u hapën dhjetorin e kaluar, me numër të kufizuar tifozësh, por dyert e stadiumeve u mbyllën përsëri për shkak të një vale të re infeksionesh Covid-19. Nëse programi i vaksinimit shkon siç është planifikuar, Richard Masters është optimist, se stadiumet do të mbushen përsëri me rinisjen e sezonit të ardhshëm, diku nga gushti.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport numer i kufizuar i tifozeve premier league programi i qeverise richard masters numer i kufizuar i tifozeve premier league programi i qeverise richard masters

Sondazh

Poll