Sport

Shtyhet përsëri Juventus-Napoli/ Lega Calcio zyrtarizon një datë tjetër, ja kur do të luhet ndeshja

12 Mars 2021, 20:28 Nga DOSJA
Shtyhet përsëri Juventus-Napoli/ Lega Calcio zyrtarizon një

ITALI-Data e Juventus-Napoli ndryshon përsëri. Sfida që nuk u zhvillua në fillim të tetorit, për shkak të bllokimit të udhëtimit të klubit të Napolit drejt Torinos, u vendos që të luhej mesjavën e ardhshme, konkretisht më 17 mars, por është shtyrë sërish.Lega Calcio, përmes një deklarate zyrtare ka pranuar kërkesat e të dy klubeve dhe ndeshja do të zhvillohet më datë 7 prill ora 18:45.

Sfida që do të luhej fillimisht në datën e përcaktuar nuk u zhvillua për shkak të disa rasteve të disa lojtarëve të Napolit me COVID-19. Fillimisht fitorja iu dha Juventusit, pastaj apeli që presidenti  De Laurentiis bëri u pranua.Tani fundi i një telenovele të gjatë: Juventus-Napoli do të luhet në Torino më 7 Prill në orën 6.45 pasdite.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus napoli juventus napoli

Sondazh

Poll