Sport

Shehi: “Derbi? Shpresojmë ta interpretojmë mirë dhe të mos gabojmë”

12 Mars 2021, 17:27 Nga DOSJA
Shehi: “Derbi? Shpresojmë ta interpretojmë mirë dhe të

TIRANE – Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, në konferencën për shtyp, në prag të derbit me Partizanin, takim që do të zhvillohet nesër, në orën 13:00, në “Selman Stërmasi”, ka folur për gjendjen e skuadrës së tij.

Derbi? “Derbi nuk do koment, por ne duhet të fokusohemi dhe të përqendrohemi si ndeshja e radhës. Ka edhe shumë javë të tjera në garë, kështu që do të impenjohemi maksimalisht, por duke e konsideruar si ndeshja e radhës. Statistikat janë pjesë e juaja, unë nuk i trembem asnjë lloj kundërshtari, duke pasur parasysh lojtarët që kam. Do të futemi me synimin për të bërë maksimumin, për t’u ringjitur aty ku duhet dhe aty ku na takon”.

Ecuria? “Rezultatet pozitive ndikojnë në humorin dhe psikologjinë e skuadrës, por ndeshjet derbi kanë një specifikë të veçantë ku nuk merren parasysh e kaluara dhe e tashmja. Shpresojmë ta interpretojmë mirë dhe të mos gabojmë. Skuadra është e plotë, sigurisht ndonjë lojtar nuk është akoma në 100%. Është derbi, lojtarët do të japin më të mirën e tyre. Patjetër që e analizojmë çdo kundërshtar, por në radhë të parë analizojmë veten tonë, çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë keq”

Motivimi? “Nuk kam dashur ta ngarkoj skuadrën këtë javë. Trajneri e ka të lehtë motivimin në këtë ndeshje, lojtarët motivohen dhe karikohen vetë. Thjesht duhet të jemi të përqendruar dhe të vlerësojmë çdo detaj, sepse gjërat e vogla kanë shumë rëndësi në ndeshje të tilla. Sa vijnë dhe ndeshjet pakësohen dhe sa vjen dhe ke pas mundësi për të qenë brenda objektiva. Është ndeshje e rëndësishme, luajmë ndaj kundërshtarit tonë historik. Nuk duhet të ngarkohemi, ta marrim si ndeshja e radhës dhe të mos harrojmë se ka edhe shumë ndeshje në garë deri në fund të kampionatit”.

Derbi si bardheblu? “E kam provuar derbin në cilësinë e lojtarit. Në cilësinë e trajnerit është derbi im i parë, por, deri tani, nuk është se ka ndonjë ndjesi të veçantë. Duam të bëjmë më të mirën dhe duhet të mbushemi me besim për t’u futur nesër në fushë”.

Mungesa e tifozëve? “Patjetër që derbi ka ndikim edhe te tifozët, me zorr e presin të gjithë këtë ndeshje. Nuk kemi ç’bëjmë, duhet të përqendrohemi te fusha, pjesa e tifozëve u përket atyre”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi i kryeqytetit ndeshja ndaj partizanit orges shehi skuadra bardheblu trajneri i tiranes derbi i kryeqytetit ndeshja ndaj partizanit orges shehi skuadra bardheblu trajneri i tiranes

Sondazh

Poll